MIGRIM I SI FENOMEN SHOQËROR NDËR SHQIPTARËT – Prof. Resul Bekteshi nga Struga

Shkruan : Resul Bekteshi, Strugë

MIGRIM I SI FENOMEN SHOQËROR NDËR SHQIPTARËT

   Migrimi respektivisht  migracioni në çdo shoqëri   ku ngjan ka specifikat e veta , të cilat janë rrjedhojë e faktorëve të ndryshëm qoftë  historik, gjeopolitik dhe ekonomik. Migrimi te shqiptarët fillon heret dhe I njëjti vazhdon ende  , bile me intenzitet më të madh.

       Fjala megrim është me prejardhje nga latinishtja që do të thotë , SHPËRNGULJE, dhe kjo  paraqet çdo lëvizje që bëhet brenda dhe jashtë teritorit të shtetit –gjegjësisht paraqet çdo ndërrim të venbanimit  të personit apo të grupeve të vogla të njerëzve. Termini migr im duhet veçuar nga termi imigrim, sepse I pari thotë shpërngulje nga vendbanim,  i dyti thotë ardhje e popullsise në vendin tone.

   Shkaqet e migrimeve janë të ndryshme edhe atë mund të jenë natyrore- ( epidemi, shkaqe atmosferike, etj).   Shorëror( luftërat , destabilizimet politike , urrejtjet etj. ) dhe ekonomike –(uria,varfëria , lakmia për jetë më të mirë etj. ) Pikërisht kjo e fundit siç duket është dominante ndër shqiptarët  në dekadat e fundit.

       Shikuar nga aspekti ekonomik  migrimi ka ndikim pozitiv, pasi që migrimet bëhen në vendet më të pasura nga  ku sigurohem mjete finasnsisare më të mëdha dhe kjo ndikon pozitivisht në familje dhe shoqëri , por shikuar nga aspekti tjetër  migrimi len pasoja të tjera në familje dhe në mbarë shoqërinë.

 Shikuar nga aspekti I  një perspektive totale shoqërore migrimi  shfaq edhe manifestime të ndryshme në shoqëri , ku ndër të parat mund të jetë konflikti  në sferë personale dhe atë në konflikte familjare dhe konflikte mikro- sociologjike.

  Migrimi , ky  fenomen i ditëve të sotme ndër shqiptarët  është i njohur që moti.

       Migrimi në kohën e pushtimit Osman historikisht është i njohur që para shumë shekujve, kur shqiptarët migronjin në  trojet e huaja për shkaqe ekonomike , politike dhe psikologjike. Por shqiptarët janë merguar nga venbanimet e tyre edhe përmes gjenocidesh dhe spastrimesh etnike nga pushtuesit dhe armiqtë e përbetuar të popullit shqiptarë. Ky migrim sot është i njohur përmes  vargjeve të poetëve shqiparë dhe përmes të dhënave gojore që kanë mbetur në mendjen e popullit. Të shumtë janë rrefimet për tragjeditë e nizamëve të cilët perandorisë Osmane i shërbenjin për vite të tëra ( 7-8-1o vite) dhe kur ktheheshin në familje ballafaqoheshin me ngjarje tragjike individuale siç ishin mosnjohja e anëtarëve të familjes djalit apo vajzës si dhe tragjeditë më të kobshme  vdekjeprurëse (kur nizami vriste gruan pa pyetur se cili ndodhet në dhomë me të ). Si pasojë e këtij migrimi pushtetarë të lartë turq pohojnë se në Turqi jetojnë shtetas turq me origjinë shqiptare më shumë se ka shqiptarë në Ballkan. E njëjta situatë paraqitet edhe në Greqi dhe në Itali me Arbëreshët.

 Lëvizjet e mëdha të migracionit vërehen edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, e sidomos pas mbarimit të saj  kur erdhi koha e dominimit të komunizmit, që pati ndikim të madh ndër shqiptarët , kur ata vendosën të shpërngulen në Turqi, por jo me dëshirën e tyre. Shpërnguljet shqiptare për në Turqi  filluan pas viteve 1956-1958, kur filloi të realizohet marrëveshja e turpshme e nënshkruar në Split mes J.B. Tito dhe përfaqësuesit turk.

         Por  më vonë migrimi  mori përmasa ekonomike  edhe atë duke u orientuar nga  shtetet e Evropës perëndimore, sepse në këto shtete , pas mbarimit të LDB –së  kishte nevojë për krah pune. E këtë situatë e shfrytëzuan shqiptarët , të cilët tani  migruan në shtetet e zhvilluara perëndimore për qëllime ekonomike – me synim të përfitimit ekonomik dhe të rritjes së standardit jetësor.  Ishin këto vitet 1968- 1970 , kur migrimi rrëmbeu djemt më të mirë shqiptarë që shkuan për të punuar dhe për tu pasuruar , por pas vetes lanë  shumë anëtarë të familjes gra, prindër e fëmijë dhe që atëherë filluan të lindin konfliktet mes emigrantëve dhe anëtarëve të familjeve të mbetura  në vendilndje. Tani filluan të lindin konfliktet sociale, ekonomike , martesore etj.

     Sot migrimi i shqiptarëve jasht vendit është bërë si rrugëdalje   e detyruar e njerëzve nga hallet e jetës . Ata sot lënë vatanin , marrin rrugën e rëndë të kurbetit  të shtyrë nga gjendja e vështirë ekonomike, varfëria e tepërt , uria dhe shumë faktorë të tjerë ndikojnë në mergimin e ditëve të sotme.

   Nëse tani pyesim një person që bëhet gati të marrë rrugën e migrimit do të përgjigjet shkurt kështu  :

  • Papunësia e tepërt, kryejmë fak, e punë nuk gjejmë dot,
  • Nuk kemi kurrfarë perspektive për të ardhmen  ,
  • Korrupcioni i çorroditur,
  • Drejtësia në pikën më të ulët të mundëshme, 
  • Shërbimi shëndetësor në nivel të ulët,
  • Rënie drastike e nivelit të arsimit nga ai fillor deri në universitet,
  • Krijimi i dallimit të nivelit jetësor ndërmjet shtresave të ndryshme të popullsisë , ndërmjet atyre që kanë vënë pasuri të tepërt , si është vënë  ka një pikëpyetje të madhe dhe shtresave të tjera që jetojnë në mënyrë mizore ku dominon varfërija kulminante.

           Të gjitha këta dhe shumë shkaqe tjera ndikojnë që sot numri i shqiptarëve  ndër trojet e tyre etnike është zvogluar dhe dita ditës po shkon nga zvoglimi  pa ide që ky fenomen të ndalohet .

          Por duhet kuptuar në disa raste edhe arsyet objektive të migrimit apo të ikjeve nga vendlindja, që janë  dëshira për të pasur një jetë më të mirë, dëshira për të parë , për tu arsimuar, për të rregulluar gjendjen ekonomike në familje etj .e tërë kjo ndodh atëherë kur njeriu e humb besimin se në atdheun  e vet mund ti gjej ato kushte.

  Po  në fund shtrohet pyetja si të pengohet ( se nuk mund të zhduket është evidente ) ky fenomen që ka marrë hov ndër shqiptarët , por jo vetëm te ata. Kush mund të ndikoj në ngadalësimin e këtij fenomeni ?

  •  Pushteti- Qeveria me Programe të ndryshme për punësim, ndërtim repartesh  të ndryshme ku do të mund të punësohen të rinjtë që të ngelin në vendlindje se këtu   Guri është më i rëndë- thotë populli,
  • Shkolla me  përgatitje të programeve  profesionale për të përgatitur  kuadër të nevojshëm për tregun e punës  .
  • Shtypi me materiale të ndryshme  ku të lartësoj ndërrmarjet që korrin suksese në punë si dhe ndërrmarjet  që punësojnë punëtorë këtu në atdhe .
  • Familja të orientoj fëmijët drejt  shkollimit aty ku ka raste më të mira për punësim,

Edhe pse  mundohemi të ngadalësojmë këtë fenomen një diagnozë e vertetë nuk  mund të jepet dhe nuk mund të ketë zgjidhje ideale , sepse mirgimi ka hyrë thellë në poret e jetës  së njerëzve dhe është vështirë të ndalohet.

      Me  keqardhje do të  themi se migrimi ka  prekur , së tepërmi sistemit e arsimit në RMV, ku për çdo vit shkollor ndoshta edhe për çdo muaj , disa banga shkollore ngelin të shprazëta, për arsye të shpërnguljes së nxënësve me familjet  e tyre në botën e jashtme. Kjo braktisje e vendlindjes sipas ekspertëve do të ketë pasoja negative për vendin.

      Mësuesit flasin me nxënësit për migrimin si fenomen dhe për qëndrimin e tyre në vendlindje, por si duket zëri i tyre është më i dobët- i pafuqishëm , se dëshira e tyre për t ‘u  larguar me dëshirë për jetë më të mirë. Ky fenomen duket edhe më i dëmshëm kur dihet se shumica e të mërguarve janë të rinjtë , apo çiftet e reja bashkëshortore nga të cilët vendi  dhe familja presin shumë si krahë pune për të ardhmen .

   Sociologët  paralajmërojnë se si rrezulltat  i migrimeve shumë vende të Ballkanit do të hasin në problemin e mungesës  së krahëve të punës, prandaj duhet të bëhet një plan afatgjatë dhe të planifikohen nevojat  e shkollave profesionale për programe dhe profile që janë deficitare për tregun e punës këtu  . Kështu mund të zbutet fenomeni i migrimit , por të jemi të sigurtë se nuk mund ta ndërpresim  tërësisht , sepse është i lidhur ngushtë me gjendjen ekonomike dhe sociale të familjes.

    Migrimi si fenomen është i pashmangshëm,  dhe ka një të mirë sot , sepse me të jemi mësuar dhe në fakt  jetojmë në kohën kur migrimi egziston në kontekstin e zhvillimeve bashkëkohore, ku komunikimi me familjen është i përditshëm dhe dallohet dukshëm nga migrimi i dikurshëm.

Në fund duhet thënë edhe kjo se është detyrë patriotike dhe atdhetare të qëndrosh në atdhe dhe të ndikojsh në zhvilimin dhe përparimin e tij , e jo të lagohesh nga aty për jetë më të mirë jasht atdheut tënd. Bëhu burrë dhe trim puno, vepro dhe ndihmo aty ku të ka rënë koka , spse ai është atdheu yt – do të thoshte Çajupi.