Shkruan : Hana Bekteshi
Libri, shoku i ngushtë i njeriut na jep një pasqyre të mirë për ta jetuar jetën ashtu si duhet jetuar. Ai i përngjan një kopshti të mbushur përplot me lule që te çdo lexues kundërmon erë e mirë. Një jetë tjetër, një jetë në vete, një udhëtim i mrekullueshëm që na çon në botë ndryshe. Mënyra per tu larguar nga monotonia e mërzitshme e ditëve gjendet pikërisht brenda disa faqeve.
Të lexosh do të thotë të fshish çdo gjë nga jeta reale dhe të kalosh në jetë tjetër ku çdosend është më interesante, ndërsa të flasësh për librin do të thotë ta kuptosh rëndësine dhe boten e tij. Për të njohur një botë të tillë duhet gjithmonë të qendrosh pranë tij.
Qëndresa pranë burimit të diturisë këto vitet e fundit ka filluar te dobesohet. Shkaku ndoshta qëndron te humbja e vëmendjes sonë ndaj mjeteve të tjera të medias, siç janë interneti, celulari, laptopi, kompjuteri etj .Ky rrjet i ngatërruar merimangash ndoshta na tërheq drejt humbjes së kohës dhe na pengon në zgjerimin e horizontit të dijes me risi që fitohen nga leximi.
Ne, gjeneratat e reja jemi viktima të realitetit të sotëm, ku më shumë kohë kalojmë me celularët, sesa me librat dhe më shumë i preferojnë dhuratat që i perkasin anës teknologjike, sesa kur na dhurohet një libër . Ndoshta mungesa e librarive nëpër qytete si dhe fondi jo i mjaftueshëm i librave nëpër bibliotekat tona janë pengesë për realizimin e ëndrrës së të rriturve për të lexuar ndonjë libër të ri . Pikërisht kjo e pengon rininë shkollore, e cila duhet të shëtisë nga biblioteka në bibliotekë për të gjetur librin e nevojshëm për lektyrën shkollore ose për ndonjë drejtim tjetër. Vet njeriu është fajtor i krijimit të kësaj “katastrofe” botërore. Me largimin e teknologjisë së tepërt dhe me ripërtrirjen e përdorimit të librave, jo veç ne, por edhe vendi ku jetojmë mund të bëhet më I mirë.
Jo më kot poetët e njohur në intervistat e ndryshme kërkojne që më shumë vëmendje ti kushtojmë leximit , sepse vetëm duke lexuar njeriu mund të arrijë shkallën më të lartë të arsimimit . Arsimi është arma më e fuqishme e shtetit për arritjen e ngritjes kulturore dhe edukimit të gjeneratave të reja. Arsimi është mjet I forte për zhvillimin e shoqërisë dhe botës. Ai është faktor kryesor për përparimin dhe civilizimin e popujve, e tërë kjo mund të fitohet vetëm përmes leximit . Prandaj është e udhës që më shumë të drejtohemi tek leximi I veprave te ndryshme .
Shënimin për librin do ta përfundoj me fjalën e urtë të filozofit anglez Charles William Eliot, që thotë :
“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.”

