MIQTË JANË BËR UJQËR!

Screenshot

MIQTË JANË BËR UJQËR!
Thellë në natyrën e qenies njerzore qëndron dëshira e pakufizuar për miqësi. Njeriu që ka një mik është i pasur, nëse ka dy miq është edhe më i pasur! Të keshë një mik të mirë vlen më shumë se një xeherore me ar!
Kur njeriu e ndanë privatsinë me një mik diskret, edhe në gjumë është i lumtur!
Miqësia është e shkurtër, nëse interesi është i dukshëm.
Çdo njeri është i lumtur, kur lumturin e ndanë me mikun e sinqertë, me mikun koleg pa hile, me mikun nga fëmijëria pa kushtëzime. Këto janë miqtë që heshtin për dobësitë tona , kurse flasin për virtytet që i kemi.
Miku i vërtetë është ai që na i merrë brengat, me të cilin do të buzëqeshim ose do të qajmë bashkërisht.
Miqësia e sinqertë nuk ka kufij , se i shëron plagët nga problemet e jetës jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Vetëm miqësia e këtillë mbetet e qëndrueshme , diskrete dhe funksionale!
Kur njerëzit lidhen pas vlerave materiale, miqët bëhen ujqër. Ujqit mikut ja uzurpojnë energjinë e fundit vetëm për interesa e tyre personale. Ato kanë lidhje asimetrike, më shumë marrin, por shum pak japin.
Me miqësin e interesit vendosen lidhjet të ftohta, që nga jashtë duken të sinqerta . Miqësia e këtillë do të zgjasë për aq kohë sa zgjatë interesi.
Miku i shndëruar ne ujk ti lëpin duart derisa i ke të plota, ta këthen shpinën kur nuk sheh mundësi për interesa të reja! Largohet pa u brengosur për ndienjat tuaja. Miku i këtillë e respekton vetëm etikën eksploatuese .
Viadukti që sot i lidh njerëzit është interesi. Interesi është fenomen i shoqërisë moderne. Kur u mungon interesi “ujqit” i injorojnë miqët! Injorimi bëhet kur qëllimet janë realizuar. Atëherë respektohet parimi dje të kisha” mik”,sot skam nevoj për ty!
Ujqërit i zgjedhin miqtë që kanë forcë politike, dhe funksione të larta. Nuk janë me rëndësi lidhjet emocionale por vetëm interesi. Miqësia në interes është si “anija prej letre” që lundron në det,dhe ngadalë fundoset! Anija fundoset, por ujqit shpëtojnë.
Kur interesi është i fuqishëm, vlerat njerzore janë të dobëta!

-Prof.Muhamet Borova