NË DRITËN E HËNËSBexhet Asani “Në dritën e hënës” është një këngë franceze për fëmijë të cilën unë shoqet dhe shokët e mi e kemi mësuar në klasën e pestë (1968) me Islam Baftiarin, arsimtarin e Gjuhës frënge. Për çudi disa vargje nuk i kam harruar sot e kësaj dite! Këtë këngë e gjeta rastësisht në internet duke i lëshuar këngë për fëmijë mbeskës sime. Që nga ajo kohë kanë kaluar 57 vjet. Ajo që mësohet në fëmijëri nuk fshihet më as në pleqëri!
Porosia ime është:Mësoni fëmijët të duan popullin, atdheun, gjuhën, flamurin, zakonet, festat, të afërmit. Dashuria ndaj këtyre do t’ u rrënjoset deri në pleqëri.Në qoftë […]
