Ideja për themelimin e “Shtetit Bektashi” erdhi si rrufe në qarqet politike, mediatike dhe intelektuale shqiptare. Fillimisht përmes gazetës amerikane “The New York Times” e më pas, përmes fjalimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në OKB i zuri të gjithë në befasi. Ndonëse tashmë kanë kaluar disa javë, askush nuk po arrin të japë një përgjigje të saktë se ç’është ajo që e shtyri kryeministrin të dalë më në ide të këtillë kaq atipike. Dilemat janë të shumta… prej atyre konspirative e deri tek ato që mundohen të gjejnë një këllëf se pse Shqipëria duhet të gjejë pak tokë nga hapësira e saj për të lejuar themelimin e një shteti tjetër në territorin e saj. Gjatë kësaj kohe janë shprehur qëndrime nga më të ndryshmet PËR dhe KUNDËR kësaj ideje. Duke e gjykuar si moment të rëndësishëm, ky numër i revistë “Shenja” i dedikohet kësaj teme. Prandaj jemi përpjekur të përmbledhim disa analiza për ta shpjeguar nga këndvështrime të ndryshme se si shihet ideja në fjalë: çfarë dëmi apo çfarë të mire u sjell shqiptarëve e çfarë shtetit shqiptar; a mund të ketë dorë në këtë projekt ndonjë apo disa fuqi të huaja; a rrezikohet stabiliteti intra-shqiptar; a mund kjo ide të shërbejë për krijimin e shteteve tjera fetare në kuadër të Shqipërisë; një shtet i tillë a mund të rrezatojë tolerancë; a cenohet sovraniteti që sipas Kushtetutës është i pacenueshëm… etj., etj.

9 Shkurt, 2025 Korespondenti-Switzerland 0

Shkruan:Bexhet Asani MALLKIMI I GJYSHES Ishte viti 1978 apo 1979 nuk më kujtohet saktësisht. Në katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe kshte ardhur për specializim prof. Kosta nga Universiteti i Janinës. Një numër i madh njerëzish e dinin se Kosta ishte grek. Dhe kishin të drejtë sepse gjer atëherë ne Universitetin e Prishtinës nuk kishte studiuar asnjë çam apo arvanitas! Grekët dhe çamët filluan të studionin në Universitetin e Prishtinës pas vitit 1986. Ata studionin në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe. Do të çuditeni pse i përdor të dy emërtimet edhe çam edhe arvanitas..! Po ja, para ca ditësh takova një plak mbi tetëdhjetë vjeçar nga Paramithia dhe krenohej se ishte çam. Po në bisedë e sipër shqiptova një fjali: – Juve arvanitasit…! Plaku u çakërdis, pse unë përdora termin arvanitas. – Ne nuk jemi arvanitas, ne jemi çamë…! Po mirë – i them unë – ç’ bëri çam, ç’ bëri arvanitas një janë.. një gjak janë… – Jo! – pa jo tha plaku dhe mori një pamje hakërruese. – Neve s’ kemi asgjë të përbashkët me ta…! Ishte e kot të vazhdoja më tej muhabetin. E ndërpreva bisedën. Zumë një temë krejtësisht tjetër dhe u qetësua plaku. Mesa kuptova më vonë, plakut më shumë i interesonin pronat e tij në Çamëri sesa çështja çame..! Po ta lëmë plakun në hallet e tij dhe t’ i kthehem qëllimit të temës. Kosta erdhi e iku, neve nuk ia mësuam as emrin e vërtetë as mbiemrin. Profesor Shefqet Pllana një ditë ia nisi të tregonte për Kostën që të gjithë e kishim marrë për grek..! – Kosta është nga Janina. Ai është çam. Lirisht takoni. Ai e flet një çamërishte të shkëlqyer. Do të kënaqeni kur ta dëgjoni. – Si gjithmonë profesor Shefqeti ngrinte moralin te studentët e tij, pa ia bërë tër veshi nga bashkëpunëtorët e shtetit të cilët kishin sy e veshë kudo. Dhe vazhdoi: – E dini pse ka ardhur Kosta ta mësojë gjuhën shqipe? – Jo. U përgjigjëm ne njëzëri. Ai ka ardhur ta mësojë gjuhën shqipe me qëllim që ta çojë në vend amanetin e gjyshes së tij. Kostën gjyshja e vet e ka mallkuar: Nëse ti nipçja im nuk e mëson gjuhën shqipe mbetsh gojëhapur! Shihni se çfarë mallkimi! Dhe i shkëlqente fytyra nga gëzimi profesor Shefqet Pllanës që Kosta e mësonte dhe e përsoste gjuhë tonë hyjnore.

9 Shkurt, 2025 Korespondenti-Switzerland 0

Bloomingdale, më7 shkurt 2018NJU XHERZISHBA