Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit të kaluar janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2025 në vend kanë lindur 15.850 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20.287 persona. Janë regjistruar 4.437 vdekje më shumë sesa lindje.
Ndryshe nga shumica e komunave të vendit, Haraçina, Saraji, Studeniçani, Çairi dhe Shuto Orizarja, në vitin 2025, kanë regjistruar më shumë lindje.
Sa i përket shtimit të natalitetit, Haraçina prin me dallimin më të madh mes lindjeve dhe vdekjeve. Gjatë vitit të kaluar në Haraçinë, janë regjistruar 240 lindje dhe 64 vdekje, apo 176 lindje më shumë se vdekje.
Bilanc pozitiv është regjistruar edhe në Saraj dhe Studeniçan, me nga 297 lindje më shumë se vdekje, ndërsa në Çair diferenca është 274 persona. Në Shuto Orizare janë regjistruar 155 lindje më shumë se vdekje.
Komunat me më shumë lindje sesa vdekje gjatë vitit 2025
Komuna Të lindur më shumë se sa të vdekur Shtimi natyror për 1,000 banorëHaraçinë +176 +13,2 %Studeniçan +297 +12,9 %Saraj +297 +7,5 %Zelenikovë +25 +7,3 %Shuto Orizarë +155 +5,9 %Çuçer-Sandevë +41 +4,4 %Çair +274 +4,3 %Likovë +90 +3,9 %Sopishtë +23 +3,4 %Çashkë +21 +2,6 %.
Situata më alarmante me rënien e natalitetit paraqitet në komunat e vogla.
Në Berovë vitin e kaluar janë regjistruar 47 lindje, kundrejt 174 vdekjeve. Në Debërcë kanë lindur vetëm 15 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 61 persona. Ngjashëm është edhe në Llozovë, ku janë regjistruar vetëm 8 lindje ndërsa ka pasur 35 vdekje.
Komunat me më shumë vdekje se sa lindje gjatë vitit 2025
Komuna Të lindur Të vdekur Bilanci
Zërnovc 9 37 -28Debërcë 15 61 -46Lozovë 8 35 -27Berovë 47 174 -127Për krahasim, në nivel shtetëror, numri i fëmijëve të lindur të gjallë është ulur nga 23.075 në vitin 2015, në 15.850 në vitin 2025. Kjo paraqet një rënie prej rreth 31,3 % brenda një dekade, apo mbi 7.200 lindje më pak në vit. / Alsat.mk
