Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve

Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore (BABH) ka ndaluar hyrjen e një dërgese me mollë nga Maqedonia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e mbetjeve të pesticideve mbi kufijtë maksimalë të lejuar.

Sipas njoftimit të BABH-së, dërgesa peshonte rreth 19,3 tonë. Për shkak të tejkalimit të standardeve të sigurisë, është marrë vendim që e gjithë sasia të kthehet në vendin e origjinës.

Nga agjencia bullgare theksojnë se dërgesa është zbuluar gjatë kontrolleve të rregullta dhe të intensifikuara inspektuese, të cilat institucioni i kryen ndaj të gjitha produkteve të freskëta të frutave dhe perimeve të importuara.

Autoritetet bullgare njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë për të parandaluar hyrjen në treg të produkteve ushqimore që nuk i plotësojnë standardet e sigurisë.