Izraeli voton, Netanyahu përballet me një betejë vendimtare për të ardhmen politike

Screenshot

Qytetarët izraelitë kanë nisur të votojnë të martën në zgjedhjet që mund të përcaktojnë të ardhmen politike të kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili ka qenë në pushtet për gjithsej 19 vjet.

Votimi zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa zgjedhësit vlerësojnë drejtimin e vendit pas sulmeve të udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor 2023, luftës në Gaza dhe konfliktit me Iranin.

Sipas Reuters, zgjedhjet shihen si një test për udhëheqjen e Netanyahut, ndërsa sistemi politik i fragmentuar i Izraelit e bën të vështirë parashikimin e formimit të qeverisë së ardhshme.