Izet Mexhiti, njëri ndër liderët e koalicionit VLEN, në emisionin“Debat në Shenja” në TV Shenja, foli për çështjen e provimit tëjurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se është bërënjë hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje.
“Ata kërkuan që provimi të jepet në gjuhën shqipe dhe kjo u bë.Tani kërkojnë që edhe praktika të zhvillohet në gjuhën shqipe,por këtu ka problem, pasi dokumentacioni i gjyqësoritfunksionon në gjuhën maqedonase”, u shpreh Mexhiti.
Ai theksoi se zgjidhja aktuale nuk është ideale, por sipas tij,pjesa më e madhe e çështjes është zgjidhur.
“Nuk po them se zgjidhja është ideale, por diku 80 deri në 90 përqind e çështjes është zgjidhur. Është fakt se, pas shumë vitesh,për herë të parë është bërë një hap radikal dhe provimi ijurisprudencës po jepet në gjuhën shqipe”, deklaroi Mexhiti.
Më tej, ai tha se fillimisht edhe studentët ishin të kënaqur mekëtë zgjidhje, por sipas tij, më pas ndikuan, siç i cilësoi ai,“kuzhinat partiake”, duke bërë që zgjidhja të konsiderohej epapranueshme.
