Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet se para Kryeministrisë ka vendosur një “tavolinë” dhe në të ka lënë letrat ku ka është e shkruar fjala “dialog”.

“Mirëmëngjes”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar mëngjesin e kësaj të shtune në “Facebook”.

Kujtojmë se karriget e betonit janë të vendosura që disa ditë para kryeminstrisë si shenjë simbolike që protestuesit të ulën në dialog.

Por një gjë të tillë këta të fundit e kanë refuzuar.

Sot në Shqipëri është paralajmëruar mbajtja e një protestë gjithëpopullore.