SHF “Ekrem Jakupi” në Koroshishtë përcjell në pension mësuesin Beqija Alla pas 41 vitesh kontribut në arsim
Shkolla Fillore “Ekrem Jakupi” në Koroshishtë dje përcolli në pension mësuesin e nderuar Beqija Alla, i cili për plot 41 vjet i shërbeu me përkushtim, përgjegjësi dhe dashuri arsimit dhe edukimit të brezave të rinj.
Gjatë gjithë karrierës së tij, Beqija Alla ka qenë shembull i shkëlqyer i një mësimdhënësi të urtë, të sjellshëm dhe profesionist, i cili me fjalën e matur, qëndrimin njerëzor dhe përkushtimin ndaj detyrës ka fituar respektin e kolegëve dhe dashurinë e nxënësve.
Përtej mësimdhënies, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në formimin arsimor dhe njerëzor të shumë brezave, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e tyre dhe në historinë e shkollës. Puna e tij shumëvjeçare dëshmon se profesioni i mësuesit nuk është vetëm një detyrë, por një mision fisnik që kërkon durim, urtësi dhe përkushtim të vazhdueshëm.
I dashur mësues Beqija Alla, 41 vitet tuaja në arsim janë dëshmi e një jete të përkushtuar ndaj dijes dhe edukimit. Kontributi dhe shembulli juaj do të mbeten pjesë e kujtesës së shkollës dhe e respektit të brezave që patët rastin t’i edukoni.
Faleminderit për 41 vite përkushtim, për dijen e përcjellë dhe për shembullin e vyer që latë pas!
