🗣️ Mendi Qyra i Struga Trim&Lum për dyshimet për kurdisje: 💬„Nuk kam pse të kurdis ndeshje për 30–50 mijë euro, është qesharake!”
📰 Kryetari i Komunës së Strugës dhe pronari i KF Struga Trim Lum, Mendi Qyra, ka folur për dyshimet e mundshme për kurdisje të ndeshjeve në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, në një intervistë të dhënë për B2 Kanal TV, në emisionin „Përballja e parë“ („Pochетна пресметка“). Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt kësaj çështjeje, Qyra deklaroi se nuk ka arsye të kurdisë ndeshje për shuma prej 30 deri në 50 mijë euro, duke theksuar se klubi investon në cilësi dhe synon të ndërtojë një skuadër konkurruese.
💬 „Nuk kam pse të kurdis ndeshje për 30–50 mijë euro. Është qesharake! Nuk dua t’i nënvlerësoj 50 mijë eurot, por ne investojmë edhe në luks te klubi ynë i futbollit. Nëse është e nevojshme, do t’i ulim shpenzimet për luksin dhe do të ndërtojmë një skuadër të mirë“, deklaroi Qyra.
Ai shprehu gjithashtu pakënaqësinë e tij me gjendjen aktuale të elitës së futbollit vendor, duke vlerësuar se Liga e Parë nuk funksionon ashtu siç duhet.
