MASH shpalli nëntë konkurse për bursa për nxënësit e shkollave të mesme për vitin 2026/2027

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur nëntë konkurse për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2026/2027.

Numri më i madh i bursave, gjithsej 1.570, është i dedikuar për nxënësit e regjistruar në paralelet duale, pra në arsimin profesional ku mësimi praktik zhvillohet me numër të shtuar orësh, në përputhje me programet e arsimit profesional.

Janë parashikuar gjithashtu 900 bursa për mbështetje sociale për nxënësit e shkollave të mesme publike, 300 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm me programe mësimore të veçanta dhe 180 bursa për nxënësit me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private.

Nga 150 bursa do t’u ndahen nxënësve që ndjekin plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional me kohëzgjatje trevjeçare, nxënësve sportistë të talentuar nga shkollat e mesme publike dhe private, si dhe nxënësve të talentuar të shkollave të mesme, me përjashtim të nxënësve nga fusha e arteve.

MASH-i ka shpallur gjithashtu konkurse për nga 50 bursa për nxënësit pa prindër dhe për nxënësit e talentuar të shkollave të mesme në fushën e arteve, të cilët arsimohen në shkolla të mesme publike ose private.

Kushtet për aplikim dhe mënyra e dorëzimit të aplikimeve janë të përcaktuara në konkurset e publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.