Ditmir Hoxha debuton për Leeds United!

“Shpërthen” talenti shqiptar në Angli! 18-vjeçari Ditmir Hoxha debuton për Leeds United! 🔥⚽

18-vjeçari Ditmir Hoxha ka debutuar me fanellën e Leeds United, duke bërë hapin e parë në futbollin anglez.

Hoxha, ish-futbollist i Rabotniçkit, këtë verë iu bashkua akademisë së klubit anglez, pasi me sukses kaloi provën te Leeds United.

Talenti 18-vjeçar menjëherë u bë pjesë e ekipit U-21, që garon në Premier League U-21, ndërsa paraqitjet e tij të mira i siguruan edhe ftesën e selektorit të ri të përfaqësueses U-21 të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Tanevski.

Hoxha mori 14 minuta lojë në ndeshjen e EFL Cup kundër Barnsley, duke regjistruar kështu debutimin e tij për ekipin anglez.
Debutimi ishte i ëmbël, pasi Leeds United triumfoi 4-3 në transfertë, ndaj skuadrës së kategorisë së tretë angleze.

Open-TV