Moti përvëlues ka përfshirë vendin këtë fundjavë me temperatura deri në 40 gradë celsius.Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informoi se është aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperatura të larta.
Për këtë arsye, Instituti i Shëndetit Publik ka dalë me rekomandime konkrete për mbrojtën e punëtorëve dhe kategorive më të ndjeshme të qytetarëve.
Punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në hapësira të mbyllura me temperatura të larta janë ndër kategoritë më të rrezikuara gjatë valëve të të nxehtit. ISHP rekomandon masa të veçanta për mbrojtjen e tyre, veçanërisht kur puna përfshin ekspozim të drejtpërdrejtë në diell, temperatura të larta ose sforcim të madh fizik.
KATEGORITË E RREZIKUARA:
Punëtorë ndërtimi
Punëtorë komunalë
Bujq
Shpërndarës
Policë të trafikut
Punëtorë në prodhim
Kuzhinierë dhe staf kuzhine
Punëtorë në furra buke
Punëtorë në shkritore
Sipas ISHP-së, punëdhënësit duhet ta përshtatin organizimin e punës me kushtet e motit. Në periudhën nga ora 11 deri në 17, kur ngarkesa termike është më e madhe, rekomandohen pushime më të shpeshta, rotacion i punëtorëve dhe, kur është e mundur, zhvendosja e aktiviteteve fizike në orët më të freskëta të ditës.
MASAT PËR PUNËDHËNËSIT:
Ventilim dhe klimatizim
Hijezim i hapësirave
Matje e temperaturësHapësirë për freskim
Pushime më të shpeshta
Rotacion i punëtorëve
Punë në turne
Orar fleksibil
Punë nga distanca
Shmangie e punës në diell
Ulje e sforcimit fizik
ISHP rekomandon që detyrat që kërkojnë sforcim të madh fizik, kur lejon procesi i punës, të kryhen herët në mëngjes ose në orët e vona të pasdites. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet punonjësve më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.
