Hamasi deklaroi se mbetet i përkushtuar ndaj planit 15-pikësh për fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, duke kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjes.
Në një deklaratë të publikuar në Telegram, grupi tha se prioritet është ndalimi i plotë i sulmeve ndaj palestinezëve, tërheqja e trupave izraelite, hapja e pikave kufitare dhe lejimi i hyrjes së ndihmave humanitare, furnizimeve për strehim dhe materialeve të nevojshme për rindërtim.
Hamasi u bëri thirrje ndërmjetësve dhe vendeve garantuese që të përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe të parandalojnë çdo shkelje që mund të rrezikojë procesin e armëpushimit.
Grupi deklaroi gjithashtu se do të vijojë të angazhohet në mënyrë “pozitive dhe të përgjegjshme” për zbatimin e marrëveshjes dhe për t’i dhënë fund, sipas tij, vuajtjeve të popullit palestinez.
