Radhë të gjata në Aeroportin e Ohrit, qytetarët ankohen për pritje të gjata në kontrollin kufitar

🚨 Radhë të gjata në Aeroportin e Ohrit, qytetarët ankohen për pritje të gjata në kontrollin kufitar ✈️⏳

Qytetarë që kanë udhëtuar përmes Aeroportit të Ohrit kanë ngritur shqetësime për pritje të gjata në kontrollin kufitar, duke e cilësuar situatën si të papranueshme, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik. 🌍☀️

Sipas denoncimeve të publikuara, në të njëjtën kohë në aeroport kanë mbërritur tre fluturime – një i Turkish Airlines dhe dy të Wizz Air nga Austria. Megjithatë, pretendohet se nga dy sportelet e kontrollit policor vetëm një ka qenë në funksion, ku shërbente vetëm një punonjës policie. 🛂

Si pasojë, janë krijuar kolona të gjata me pasagjerë, mes tyre fëmijë të vegjël, të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore, të cilët kanë pritur për një kohë të gjatë në temperatura të larta. 🧳👨‍👩‍👧‍👦🥵

Qytetarët kërkojnë reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet përgjegjëse, me qëllim që të shmangen situata të tilla gjatë sezonit veror, kur fluksi i udhëtarëve është dukshëm më i madh. ⚠️🏛️

📌 A keni hasur edhe ju në pritje të gjata në Aeroportin e Ohrit?

StrugaPress #Ohër #AeroportiOhrit #Turizëm #Udhëtime #MaqedoniaEVeriut ✈️🚨⏳