Tensionet SHBA–Iran rriten: bisedime në Islamabad mes përplasjesh dhe kushteve të kundërta

Ministri i Jashtëm i Iranit, ka mbërritur në Pakistan, ndërsa Shtetet e Bashkuara çojnë të dërguar të lartë në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, për atë që Uashingtoni e përshkroi si një rund të ri bisedimesh për t’i dhënë fund luftës me Iranin, pavarësisht se Teherani e mohoi se ishte caktuar ndonjë takim me zyrtarë amerikanë. Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka “afat të prerë” për përfundimin e luftës me Iranin.  Irani e ka kushtëzuar rikthimin në tryezën e bisedimeve me heqjen e bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane, një kërkesë që Tramp deri tani e ka hedhur poshtë.

Teherani gjithashtu e ka hedhur poshtë zgjatjen e njëanshme të armëpushimit nga Tramp si “të pakuptimtë” derisa bllokada vazhdon të mbetet në fuqi. Tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë përshkallëzuar ditët e fundit, me Iranin që ka sekuestruar dy anije dhe ka qëlluar ndaj një anijeje tjetër, pasi SHBA-ja kapi një anije me flamur iranian.