PSE NXËNËSIT I LARGOHEN LIBRIT?
Anketat e fundit dhanë rezultate që nuk befasojnë! Nxënësit më pak kohë harxhojnë me shokun e tyre të heshtur librin dhe më shumë me ekranin e celularit ose rrjetet sociale si Facebook, Instagram, TikTok, Twitter (X), YouTube…! Nëse nxënësit nuk kanë motiv për të lexuar vështirë se do ta kërkojnë librin e preferuar në raftet e bibliotekës! Ata nuk kanë nevojë të përgatiten për detyrat pasi përgjigjet e gatshme i gjejnë në Inteligjencën Arificiale.
Nëse IA fillon të përdoret në procesin edukativo-arsimor nxënësit spontanisht do ti largohen leximit dhe librit! Me më pak mund, më leht do të arrijnë në sukses të shkëlqyeshëm!
Nga përtesa përdoruesit e rrjeteve sociale nuk lexojnë as një status të shkurtër, që mund tu jap më shumë ide, se një bibliotekë e madhe me qindra libra.
Nuk është vonë që instutucionet mos mbeteten vetëm te të dhënat e fituara nga anketat, por ti kërkojnë alternativat që nxënësit të bëhen ato që dëshirojnë të bëhen.
Nxënësin e bën të mirë jo vetëm arsimtari i mirë,por edhe libri i mirë!
Edhe përkundër teknologjisë informatike ta këthejmë në modë mësimin klasik!
-Prof.Muhamet Borova
