Përplasje mes VMRO-DPMNE dhe LSDM për çështjen e eurointegrimeve

Përplasje mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-në për çështjen e eurointegrimeve, pasi paraprakisht kryeministri Hristijan Mickoski tha se nëse nevojitet do të presim me dekada, nëse nuk ka garanci për ndryshime kushtetuese, ndërsa për këtë Venko Filipçe alarmoi me letër Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Andrej Zhernoski nga LSDM deklaroi se Mickoski qëllimisht po e saboton zhbllokimin e integrimit të  vendit në BE.

“Gënjente se me Bashkimin Evropian është marrë vesh kornizë të re negociuese. Gënjente se me Brukselin është marrë vesh që të ketë ndryshime kushtetuese me afat të prolonguar. Gënjente se vitin e ardhshëm do të jemi anëtare e Unionit, por vetëm pa të drejtë vote”, deklaroi Andrej Zhernovski, LSDM

Nga VMRO-DPMNE rreth çështjes së eurointegrimeve, paraprakisht iu përgjigjën LSDM-së, duke e quajtur parti antishtetërore dhe duke i kujtuar veprimet e tyre gjatë kohës derisa ishin në pushtet.

“LSDM nënshkroi marrëveshje për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndërsa ata na ofruan bllokadë dhe propozim francez me kërkesa të reja. Identiteti maqedonas nuk ka hapësirë më të shitet. VMRO-DPMNE angazhohet të garantohen të drejtat e komunitetit maqedonas te fqinji ynë lindor”. 

  • LSDM nënshkroi marrëveshje me Bullgarinë, ata na ofruan bllokadë
  • Nuk ka hapësirë për ta shitur identitetin maqedonas

Deklarata e Mickoskit se mund të bllokohet procesi integrues me dekada nëse nuk ofrohen garanci dhe nuk mbrohen të drejtat e pakicës maqedonase në Bullgari ka shkaktuar shumë reagime. Ndërkohë pala bullgare nuk lëshon pe nga kërkesa për ndryshime kushtetuese, e cila tanimë është bërë pjesë e kornizës negociuese të vendit me BE-në./Alsat.mk.