Zgjedhjet, dalja deri në orën 15 është 35,89 për qind

Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka marrë të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve nga 2110 vendvotime.

Nga gjithsej 1.092.341 votues të regjistruar në këto vendvotime, votuan 392.066 ose 35.89 për qind.

Sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja më e madhe është shënuar në Novaci me 57,69% dhe më e ulëta në Qendër Zhupa, 13,11%.

Deri më tani, votimi ka qenë i qetë në të gjitha qendrat e votimit.