KSHZ: Është rritur dalja e votuesve në krahasim me zgjedhjet presidenciale të vitit 2019

Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu ka njoftuar se është shënuar rritje e daljes së votuesve në krahasim me zgjedhjet presidenciale të vitit 2019.

“Në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, deri në oren 17 në këto zgjedhje vërehet dalje më e lartë për 9%. Deri në këto momente në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 308 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës personale të votimit, prej tyre 75 janë pranuar dhe votuesve i është mundësuar realizimi i votës. 27 kundërshtime janë hedhur poshtë si të parregullta dhe 38 kundërshtime janë refuzuar, kundërshtime e mbetura janë duke u përpunuar”, tha Ditmire Shehu.