Ariz Saiti – A janë urdhërat dhe ndalesat e Allahut barrë për njerëzit?

A janë urdhërat dhe ndalesat e Allahut barrë për njerëzit?

Është gabim të konsiderohen urdhrat e Allahut si barrë, kurse ndalesat e Tij si kufizime, sepse ato nuk janë urdhëruar që njeriu të ndjehet i lodhur ose jo i lirë në veprimet e tij, por për hir të mirëqenies së njeriut në të dyja botët. Namazi nuk është urdhëruar për t’u bërë barrë njerëzve, por për t’i ringjallur ata në këtë botë dhe për t’u sjellë shpërblim të madh në botën tjetër: “Dhe fale namazin, me të vërtetë, namazi largon nga shthurja dhe nga çdo gjë e shëmtuar…” El-Ankebut, 45.)
Ka raste kur ai që falet rregullisht dhe nuk ndryshon për mirë, është ende i gatshëm të flasë fjalë të shëmtuara dhe të bëjë vepra të këqija, ai falet vetëm formalisht dhe është një pyetje e madhe nëse ai namaz është i pranuar dhe a është i kënaqur Allahu i lartësuar me të.,
Kurse ai që e do namazin, i cili kënaqet me namazin dhe që ringjallet nga namazi, falet saktë, kështu që pas namazit nuk mund të bëjë ndonjë vepër të keqe, por përvoja e namazit e shtyn të bëjë mirë dhe të ndihmojë njerëzit e tjerë pa dallim feje dhe krahine,ai është shpirtërisht i lumtur dhe Allahu është i kënaqur me të!