Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit sërish mbi mesataren

Pas më shumë se gjysëm viti negativë të vazhdueshme, Liqeni i Ohrit kthehet në kondicion, kur bëhet fjalë për nivelin e tij.

Matjet e sotme tregojnë se niveli i ujit në liqe është 693.61 metra lartësi mbidetare, që është tre centimetra mbi mesataren për muajin korrik (693,58 m.l.m).

Temperatura e ujit është 19 gradë Celsius, që është pothuaj tre gradë nën mesataren mujore.