VALIXHE SHPRESE – Poezi nga poeti strugan Prof. Xheladin Muça

VALIXHE SHPRESE


Avion lotësh
Kalojnë në qiellin tim blu
Iken gjaku im
Metropoleve të Evropës
Iken përtej oqeanit
E ka mall gjyshja shkrimtare
Se nipi Leon pertej oqeanit
Feston ditëlindjen
Dri lotësh
Vet me vete,fol poeti
Ka brengë në shpirt
S’flet mirë shqip Zëri,diku në alpe
Avion lotësh
Shkelin me këmbë të pista
Në koken time kaos,nga politika!
Ja iken dhe Bora
Do të rritet nën tingujt e violines
Diku në Vienë!?
Iku dhe një tjetër
Qindra dhe mijëra të tjerë
Po Ati dhe dheu
Po Mëma dhe dheu
Ku mbeti!?
Mbushi valixhet me shpresë
Se Gjergji dhe Erdi
Forte do ti kapin rrenjët e Rrapit.
E mbushi valixhet me shpresë
Se Klea do të shtegtojë
Udhës së artit në qytetin e Vardarit.
E Drini mes për mes do ti kalojë Mëmëdheut
Këtë ma tha Leka e Gerti.
Edhe nëntëdhietë e nëntë herë
Mbushi valixhet me shpresë
Se Poema do të mbaj forte,kullën e Talias
Aty te Ura e Naserit, në qytetin e ujtë
Ëmbla me kolonë zanoresh
të ëmbëlsojë shpirtin e vrarë të gurbetqarit!
Dhe mbush valixhet
Nuk di për të saten herë
Se Prina dhe Prijësi do të na prijnë
Udhës së diellit…
Fluturojnë avionë lotësh
Unë mbushi valixhet me shpresë!?