SHEFIT ILJAZI
I STRUGËS
LEGJENDA E PATRIOTIZMIT
KOMBËTAR SHQIPTAR
Shkruar nga prof.dr. M.Musai
Në Dollogozhdë të Strugës, lindi Shefit Iljazi, prej prindërve Qerqiz Iljazi (Lasku) dhe Shefije Zhaku – Iljazi.
Jeta fëminore e Shefit Iljazit është sa e dhimbshme po aq edhe interesante, ngase jeta e tijë për te ishte mësues për ndërtimin e karakterit dhe personalitetin e Shefitit, për të ardhmen.
Babai i Shefitit, Qerqizi ishte trim, shumë i njohur në hapësirën Strugane dhe më gjërë. Ai kishte qëndrim të rrept burrëror me bindje dhe karakter kombëtar shqiptar.
Qerqizi kishte bindje patriotike dhe nacionaliste, për çështjen kombëtare shqiptare, prej fillimit i takoi Ballit Kombëtar. Qerqizi përjetësisht mbeti shembull me patriotizmin e tij dhe aktin burrëror, që tregoi në vitin 1945 kundër forcave partizane, ku edhe u vra mbi fshatin Dollogozhdë.
Qerqiz Iljazi për bashkëshorte kishte kreshniken Strugane Shefije Zhakun, e cila ishte bija e Ferat Zhakut. Ferat Zhaku vritet në luftën e Kumanovës më 1912 kundër forcave serbo-bullgare. Serbia dhe Bullgaria kishin pikësynimi aneksimin dhe coptimin e trojeve shqiptare në Maqedoni dhe më gjërë. Në atë luftë shumë të egër në Kumanovë dhe Karadak, u vran shumë fëmi, gra, burra, luftëtar dhe pleq, ku prej kufomave të tyre u mbush lumi Vardar me plot të vrarë. Prandaj e them me shumë dhimbje, se shumë tragjike është historia jonë kombëtare.
Të gjitha këto vlera historike, dhe padrejtësi që u bëheshi shqiptarëve ndër vite, janë ngritja e vetëdijes dhe moralit kombëtar të Shefit Iljazit, i cili prej moshës shumë të re, bie në sy të UDBËS Jugosllave, si i papërmirësueshëm dhe i pabindur me bindje nacionaliste, që e kishte të trashëguar prej babës dhe gjyshit nga nana.
Në vitet 1945 në Strugë ndiheshte pakënaqësia shumë e madhe, prej fillimit të pushtetit komunist Jugosllav, kundër të drejtave të shqiptarëve. Situata e rënduar ekonomike dhe politike atyre viteve, filloi edhe më shumë të rëndojë gjendjen shpirtërore të shqiptarëve, jeta u bë e padurueshme sidomos me reformat agrare, ku shqiptarët detyroheshin të ndërtojnë jetë kolektive, për interesat sllave. Sllavo-maqedonët, kundër familjeve të cilat kishin çfaqur revolta të hapta dhe ishin kundër atij sistemi komunist, pushteti i ndiqte, i likuidonte dhe i torturonte, me qëllim që të mos vihet deri te organizimi i vetëdijes kombëtare shqiptare. Të gjitha ata padrejtësi që kryheshin dhe shumë tjera më vonë, ndikuan në zgjimin dhe dërtimin patriotik, në shpirtin e Shefit Iljazit, i cili për qëllime patriotike, dy herë u burgos.
Tash më lejo të thërrasi Baca Shefit, se ashtu gjithëmon të kemi thirrur, me mburrje dhe krenari. Baca Shefit për herë të parë burgoset në vitin 1967 për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar në Dollogozhdë dhe në hapësirën Strugane, për të cilin rast u dënua me gjasht vjet burg të rëndë. Baca Shefiti ashtu si kreshnik dhe i patrembur për qëllimet dhe bindjet e tija, e mbajti burgun gjashtë vjet, në burgun e Idrizovës në Shkupit. Në burgun e Idrizovës në Shkup gjatë burgosjes ai u takua me shumë patriot dhe nacionalista tjerë shqiptar nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare. Burgu për Shefitin ishte një shkollë dhe edukatë shpirtërore, për të cilën kohë ai trimërishtë tregoi se si duhet të luftohet për çështjen kombëtare.
Nëna e Bacës Shefitit z. Shefije tani e ndjerë, ishte Maromokra Strugane, ajo nuk u luhat në të gjitha situatat, përkundrazi ishte dhe do të mbetet trime dhe trimëresh si grua e përsosur shqiptare me krenari dhe patriotizëm shqiptar. Ajo ishte një shqiponjë e cila rriti Shefit Iljazin dhe tre vajza: Zinije Ilajzin – Qoku, Mirisha Iljazi – Dika dhe Miserete Iljazi – Dervishi. Të treja shpirtërisht ishin të bindura, për bindjes patriotike të babës dhe më pas të vëllaut të tyre Bacës Shefitit, për sakrificat gjithë kombëtare.
Baca Shefit Iljazi pas daljes prej burgut, ishte model kombëtar te rinia përparimtare shqiptare Strugane dhe bashk me të burgosurit tjer politik si Sejdin Lloga dhe Irfan Vlashi, të cilët poashtu për aktivitete kombëtare dhe ngritjen e flamurit, u burgosen dhe mbajten bur të rand në burgun e Idrizovës në Shkup. Këto tre figura: Shefit Iljazi, Sejdin Lloga dhe Irfan Vlashi ishin dhe mbeten tre shtylla kombëtare. Bashkarisht këta janë bazamenti i kulturës patriotike, për vlera kombëtare në Strugë dhe më gjërë. Shumë moshatar të mi asajë kohe që ishim student në Prishtinë, kishim kënaqësi ti takojm dhe të bisedojm, me këta patriot. Me ta kishim dëshirë ti dëgjojmë, ngase ishin dhe mbetën kershnik me plot respekt te rinia Strugane.
Kështu lindi dëshira dhe u zgjërua akti patriotik i trimërisë, për të drejta të barabarta kombëtare të shqiptarëve në ish Jugosllavi.
Politika Jugosllave për çdo ditë mbarsej me padrejtësi dhe burgosje masive të shqiptarëve. Gjithëmon shqiptarët ishin fajtor kujdestar, pse i kërkonin të drejtat e tyre legjitime, të barabart në ish Federatën Jugosllave.
Në pranverën e vitin 1981, më 2 mars në Prishtinë, filluan protestat për Kosovën Republik. Strudentët shqiptar të Univerzitetit të Prishtinës ngritën zërin si asjëherë më parë, për Kosova të shpallet Republik më vehte. Kjo thirrje ishte akt i shumë pritur patriotik që shpërtheu si vullkan. Studentët shqiptar dhe rinia, tregoi heroizmin e sajë drejt vdekjes, drejt burgjeve dhe masakrave sy patrembur, me skena të Selam Labit, Mic Sokolit, Vojo Kushit, etj. Asjaj thirrje iu bashkagjit i gjithë populli shqiptar kudo, por njejt asaj thirrje dhe asaj bindje iu përgjigj rishtas edhe kësajë here edhe Baca Shefit Iljazi. Baca Shefit vazhdimisht kontaktonte me nxënës, student, intelektual dhe profesorët e gjimnazit, për qëllime organizative dhe për bindje kombëtare. Si sot më kujtohen ata takime aq të gjata plot gjallëri dhe me shumë guxim kombëtar, prandaj përjetësisht i madh do të mbetesh në kujtimet tona Baca Shefit, poashtu z. Sejdin Lloga dhe Baca Irfan Vlashi.
Në vitin 1982 Baca Shefit pasi u burgoset dhe dënohet me shtat vjet burg, për veprimtari patriotike, si dhe mbajten ilegale të Rafi Alilit nga Tetova. Burgun e mbajti dhe kurr nuk iu bind urdhërave sllave, por gjithëmon ka qen luftëtar dhe njeri i pathyeshëm dhe i pakapërceshëm për idealin e ndërtuar kombëtar, duke filluar nga baba dhe gjyshi i tijë prej nanës.
Historia e Bacës Shefit është shumë e pasur me akte burrërore, për të gjithë ne, prandaj ne sot dhe për të ardhmen, gjithëmonë do të kujtojmë se ishe dhe je kreshik i pakapërcyeshëm.
Baca Shefit patriotizmin gjenetik e ka të ngjallur edhe te fëmijët e tijë djali më i madh Çerkezi, Ferati, Çlirimi – Pirroja dhe nipnit e tijë.
Ne Struganët gjithëmon jemi krenar për aktet burrërore të Bacës Shefit. Për jetën dhe veprën e Bacës Shefit, mendoj se për veprimtarin patriotike, mund të shkruhen libra të tërë, ngase veprimtaria e tijë është polihedrike dhe shumë e gjërë me akte të karakterit shoqëror, human, politik, me vlera të mëdhaja kombëtare.
Prandaj për të gjitha këto qëllime të shenjta, të dëshirojmë jetë të gjatë, plot shëndet dhe gëzohemi të arrijsh, deri te plotësimi i dëshirës së fundit, të Bashkimit Kombëtar, për Shqipëri të Bashkuar, Shqipëri Etnike.




