Vuçiqi e pranoi humbjen, studentët i fituan zgjedhjet në Serbi

Nis festa e studentëve në Serbi, pas rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare. Presidenti Aleksandar Vuçiq ka pranuar humbjen, ndërsa lista studentore pritet të bëhet forca më e madhe parlamentare, duke sfiduar pushtetin që ka dominuar skenën politike serbe për më shumë se një dekadë.Sipas të dhënave paraprake, gara mes listës së Vuçiqit dhe asaj studentore ishte e ngushtë, ndërsa rezultati përfundimtar pritet të konfirmohet pas numërimit të votave.Studentët dolën në skenën politike pas protestave masive kundër korrupsionit, të cilat nisën pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona në nëntor të vitit 2024.

Lëvizja studentore kërkon përgjegjësi institucionale dhe luftë kundër korrupsionit, ndërsa zgjedhjet e sotme shënojnë një sfidë të rëndësishme për pushtetin e deritanishëm në Serbi.