Afati për presidentin e Kosovës: Kushtetuesja cakton datën e fundit deri më 6 tetor

Gjykata Kushtetuese tha se Kuvendi i Kosovës është konstituuar përtej afatit 30-ditor, por megjithatë shtoi se deputetët duhet të zgjedhin nënkryetarin e dytë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Në njoftim, gjykata po ashtu tha se Qeveria e re e Kosovës është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën.

Gjykata tha po ashtu se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Njoftimi i Kushtetueses vjen pasi Partia Demokratike e Kosovës, përmes dy kërkesave, kontestoi konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e ekzekutivit. Kushtetuesja po ashtu rrëzoi kërkesën e PDK-së për vendosjen e masës së përkohshme për punimet e Kuvendit.

Më 13 shtator, pa praninë e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joshumicë votuan për konstituimin e Kuvendit. Më vonë gjatë ditës u votua edhe Qeveria e re, e udhëhequr nga Albin Kurti./Alsat.mk