Në faqen në Facebook të Partisë Demokratike të Serbëve, lideri i së cilës, Ivan Stoilkoviq, është ministër i Vetëqeverisjes Lokale, u publikua një tekst ku, pas vdekjes së Ratko Mlladiqit, ai paraqitet si “ushtar, gjeneral dhe njeri që jetën e kishte vënë në shërbim të popullit të tij”.
Në postim thuhet se shumë serbë e konsideronin Mlladiqin “gjeneralin e tyre”, një njeri që kishte qenë me ta në momentet më të vështira dhe për këtë arsye do ta kujtojnë në këtë mënyrë, e jo për Hagën dhe burgunm përcjell TS.
Mlladiqi ishte dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë edhe gjenocidin në Srebrenicë, ku u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë.
