Shkëndija spektakël në Shkup, Tamba fundos Vardarin 🔥🔴⚫️
Java e dytë e kampionatit maqedonas ka pasur në program duelin e sezonit, Vardari kampion në fuqi kundër Shkëndijës së Tetovës, rivali kryesor për kreun.
Ka triumfuar Shkëndija 2-0, me 2 gola nga sulmuesi i djathtë Fabrice Tamba në minutat 52 e 76.
Fitore e madhe e Shkëndijës, që po përballon mjaft mirë edhe kalendarin e ngjeshur, sepse të enjten luajti në Skoci ndaj Hibernian dhe të enjten e ardhshme do të presë rivalin skocez, që sot fitoi bujshëm 2-1 në Glasgow, ndaj Rangers.
