Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor me rastin e festës së 1 Majit dhe fundjavës së zgjatur, apeloi te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për respektim maksimal të rregullave dhe dispozitave të trafikut nga ana e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Në apel thuhet se fundjava e ardhshme e zgjatur, me rastin e festës së 1 Majit, pritet të shfrytëzohet për udhëtime, shëtitje në natyrë dhe shoqërim me familjen dhe miqtë. Nga aty shtojnë se një pjesë e qytetarëve do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por disa të tjerë do ta shfrytëzojnë këtë mundësi festive për të udhëtuar drejt ndonjërit prej shumë qendrave turistike ose për shëtitje në mal, pranë liqenit etj. KRSKRR rikujton se përvojat nga vitet e kaluara tregojnë se gjatë festave, veçanërisht gjatë fundjavave të zgjatura, shumë shpesh ndodhin aksidente trafiku me pasoja të rënda dhe fatale.
“Trafiku nuk është vend ku duhet të shpenzohet teprica e adrenalinës. Pasojat dhe humbjet nga aksidentet rrugore janë tepër serioze, shpesh fatale dhe të pariparueshme, që askush të mos mund t’i lejojë vetes sjellje të papërgjegjshme në trafik. Prandaj, apelojmë për etikë dhe përgjegjësi, si dhe për respektim maksimal të rregullave dhe dispozitave të trafikut nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion”, thuhet në apel.
KRSKRR-ja thekson se në trafik nuk ka gabime të vogla apo të mëdha, ndërsa çdo sjellje e parregullt në komunikacion mund të përfundojë me pasoja serioze.
Këshilli Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor apelon deri te qytetarët:
– Vozitni me përgjegjësi dhe respektoni rregullat dhe dispozitat e trafikut, si dhe sinjalizimin rrugor të vendosur.
– Përdorni patjetër rripin e sigurisë.
– Mos përdorni telefon celular apo pajisje të tjera që mund t’ju shpërqendrojnë gjatë drejtimit të mjetit.
– Mos drejtoni mjet motorik nëse jeni nën ndikimin e alkoolit.
– Mos drejtoni mjet motorik nëse jeni nën ndikimin e alkoolit.
– Respektoni rregullat për kufizimin e shpejtësisë.
– Planifikoni udhëtimin paraprakisht dhe bëni pauza për pushim gjatë udhëtimit.
– Jini pjesëmarrës të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm në komunikacion.
“Këshilli Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor ju uron një fundjavë të zgjashur festive të lumtur dhe të sigurt. #VOZITNIMEPËRGJEGJËSI – Çdo jetë është e rëndësishme!” – shtohet në apel.
