Një përkujtim për Minur Istrefin arsimtarin e Veleshtës

Letër për Ndjerin Minur Istrefi

Me këtë tekst të shkurtër, deshëm që t’ia përkujtojmë vetes dhe juve arsimtarin e parë, deshëm që t’ua përkujtojmë dëgjimin e këshillave dhe porosive të para jetësore pas familjes, të cilat vinin pikërisht nga mësuesët tanë të parë.

Fjalët , këshillat dhe udhëzimet e para të cilët kam dëgjuar në jetë pas familjes ishin pikërisht nga Ti i nderuari mësuesi im. Ti më mësove që këto fjalë dhe falënderime që po i shkruaj tani , t’i shkruaj pikërisht kështu. Hapat e parë për formimin e personalitetit, hapat e parë drejt rrugëtimit tim profesional filluan pikërisht në vitet e para shkollore, filluan pikërisht nga mësimet dhe fjalët e ëmbla të cilat na i adresone me përplot dashuri dhe sinqeritet i nderuari mësues.


Ti ishit babai ynë i dytë përgjatë viteve të para shkollore, përgjatë periudhës më të ndjeshme kur fëmia është i prirë të tërhiqet nga veset dhe dukuritë negative, kurse fjalët tua multidimensionale kishin një efekt të papërshkrueshëm për mua të cilat nuk mund t’i harroj asnjëherë dhe sot e kësaj ditë kemi një nostalgji që vetëm edhe një herë të ulemi në bankat e vjetra dhe të ulemi në gjunjë për t’iu dëgjuar tek ti i nderuari mësuesi im, zaten dhe sot jam në gjendje të ulem i tillë për t’iu dëgjuar këshillat dhe udhëzimet kuptimplota e tua për të dëgjuar mbi 30 vite eksperienc në arsim që nëse do ta quaja doktoraturë më vete kam frikë se do të kisha gabuar rëndë , ngase 30 vitet e tua kontribut për edukimin dhe arsimimin e rinisë janë dhe flasim shumë më shumë se kaq.
I nderuari mësues: Edhe fitimi i titullit: AKADEMIK , assesi nuk na bën më të madh se ty, ngase ti gjithnjë ke një vend të posaçëm në zemrat tona ngase nuk mund të harrojmë mundin tënd në kohën kur edhe shkronja A për ne ka qenë shumë me rëndësi që ta mësojmë, në këtë mënyrë të bëhemi këta që jemi sot.
Mos të harrojmë: Aliu radijaAllahu anhu ka thënë: “Kush ma mëson një shkronjë, unë i bëhem rob atij.” Ti i dashuri mësues na mësove shumë më shumë, dhe ky përkujtim i vogel me këtë tekst modest është pak në krahasim me atë që ti bëre për ne në periudhën kur më së shumti kishim nevojë për këshilla dhe udhëzime.

Allahi me Xhenet e Shpërbleft.

Zürich, 03. Mars 2020
Emin Istrefi/Strugalajm