ISHT obligon kompanitë e kredive të shpejta t’ia kthejnë paratë qytetarëve

Inspektorati Shtetëror i Tregut në tre muajt e fundit ka kryer kontrolle të jashtëzakonshme në 27 kompani të kredive të shpejta. Në 18 prej tyre janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore dhe marrëveshjeve për tregti fer.

12 kompani janë obliguar t’i kthejnë qytetarëve paratë e marra si kamatë për shkak se nuk i kanë informuar në kohë qytetarët përmes vërejtjeve për vonesat.

Vlera e parave që 12 kompani të kredive të shpejta duhet t’i kthejnë qytetarëve arrijnë në 140 milion denarë./Alsat.mk.