OKB: Luftërat rrezikojnë ndihmat ushqimore për 7.3 milionë njerëz të tjerë

Screenshot

Përshkallëzimi i konflikteve dhe pengesat në rrugët kryesore detare të tregtisë mund të vënë në rrezik ndihmat ushqimore për 7.3 milionë njerëz të tjerë deri në mesin e vitit 2027. Paralajmërimi u bë nga drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit (WFP), Luke Lindberg, gjatë një deklarate në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sipas tij, ndërprerjet e transportit në Ngushticën e Hormuzit, atë të Bab el-Mandebit dhe në Detin e Zi, të shkaktuara nga konfliktet, po rrisin kostot e transportit, energjisë dhe produkteve bujqësore. WFP parashikon se këto vështirësi mund t’i shtojnë shpenzimet me 727 milionë dollarë deri në mesin e vitit 2027.

Lindberg theksoi se situata rëndohet edhe nga ndryshimet klimatike, ndërsa aktualisht 266 milionë njerëz në botë përballen me uri akute. Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e urisë ekstreme në disa zona të Sudanit, Sudanit të Jugut dhe Somalisë.