Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se e vetmja zgjidhje është shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ai tha se edhe Hristijan Mickoski ka thënë se na presin ditë të vështira.
“Unë mendoj se zgjidhja e vetme për vendin është shkuarja në zgjedhe zgjedhje të parakohshme. Vetë Mickoski tha se na presin ditë të vështira, vit i vështirë, kështu që me qenë sa ma afër zhvillimeve që ofrojnë zgjidhje për qytetarët janë vetëm zgjedhjet e parakohshme”, tha Ahmeti për “TV21”.
I pyetur se a është optimist për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, Ahmeti tha se nuk shikon zgjidhjet tjetër për qytetarët.
