Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRrE) ka marrë vendim për uljen e çmimeve të derivateve të naftës, mesatarisht për 7,51 për qind, krahasuar me vendimin e 2 nëntorit.
Sipas vendimit të ri, çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 7 denarë për litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT ulet për 5,5 denarë për litër.
Nga mesnata, benzina EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 86 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me 88 denarë për litër. Çmimi i EURODIZELIT do të jetë 94,5 denarë për litër.
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet për 6,5 denarë dhe do të kushtojë 103,5 denarë për litër, ndërsa mazuti ulet për 6,261 denarë dhe do të shitet me 49,312 denarë për kilogram.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 10 nëntor, nga ora 00:01.
Nga KRrE theksojnë se bëhet fjalë për çmime maksimale, ndërsa tregtarët kanë të drejtë t’i shesin derivatet edhe me çmime më të ulëta.
