DITMIR HOXHA SHKËLQEN ME GOL NË FITOREN E LEEDS UNITED U21 NDAJ BOURNEMOUTH!

Futbollisti nga Struga, Ditmir Hoxha, ka lënë gjurmë në fitoren bindëse të Leeds United U21 ndaj Bournemouth U21, në kuadër të Premier League 2.

Leeds United U21 ka regjistruar një fitore të thellë me rezultatin 5-1 ndaj Bournemouth U21, ndërsa në mesin e protagonistëve të kësaj ndeshjeje ishte edhe talenti shqiptar nga Struga, Ditmir Hoxha.

Hoxha u inkuadrua në lojë në minutën e 63-të, ndërsa vetëm 12 minuta më vonë arriti të tundë rrjetën e kundërshtarit, duke shënuar golin e katërt për skuadrën e Leeds United dhe duke vulosur praktikisht fitoren e ekipit të tij.

Ky gol ishte një tjetër dëshmi e potencialit dhe talentit të futbollistit nga Struga, i cili po kërkon të afirmohet në futbollin anglez.

Leeds United triumfoi me rezultatin 5-1, duke dhuruar një paraqitje bindëse, ndërsa paraqitja e Hoxhës është një lajm pozitiv për futbollin shqiptar dhe veçanërisht për qytetin e Strugës.

Struga ka arsye të krenohet me talentet e saj që po bëjnë hapa të rëndësishëm në futbollin evropian!