Policia Pyjore në Maqedoninë e Veriut ka sekuestruar mbi 500 metra kub dru të prerë ilegalisht dhe ka dorëzuar 140 kallëzime gjatë muajit shtator dhe fillimit të tetorit.
Gjatë aksioneve janë konfiskuar përkohësisht 13 automjete transportuese, 17 vetura, nëntë traktorë, si dhe motosharra, rimorkio, sëpata dhe mjete të tjera të përdorura për prerjen dhe transportin e paligjshëm të druve.
Kontrollet janë përqendruar veçanërisht në zonat ku veprojnë grupe të organizuara të prerësve ilegalë të pyjeve.
Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftojnë se aksionet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit.
Ministria u bën thirrje qytetarëve që, në prag të sezonit të ngrohjes, të blejnë dru zjarri vetëm nga shitës të licencuar dhe të raportojnë rastet e prerjes dhe tregtisë së paligjshme.
/ Aktuale.mk
