Gjatë aksionit të djeshëm për shpejtësinë, u konstatuan 641 shkelje për gjashtë orë

MPB njofton se më 11.10.2026, në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 20:00, në të gjithë territorin e shtetit, Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi një aksion të përforcuar të kontrollit me qëllim sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.

“Gjatë kontrollit janë konstatuar gjithsej 641 kundërvajtje, nga të cilat 314 kanë të bëjnë me shoferë të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar jashtë vendbanimit, ndërsa 327 kundërvajtje janë konstatuar në vendbanim”.Gjatë aksionit të djeshëm për shpejtësinë, u konstatuan 641 shkelje për gjashtë orë.