Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari përfundimisht ka caktuar datën e takimit me studentët e fakulteteve juridike dhe dekanëve për ta diskutuar çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, raporton Alsat. Takimi do të mbahet të hënën më 19 tetor në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. Studentët shkojnë në këtë takim me qëndrimin se nuk e pranojnë asnjë zgjidhje tjetër përpos asaj që buron nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. /Alsat.mk
