Fundjava e zgjatur shton fluksin në kufi, kolona më të gjata në Bllacë

“Kolonë në një nga pikat kufitare më të frekuentuara në vend, në pikën kufitare të Bllacës. Fluksi i automjeteve lidhet edhe me vikendin e zgjatur pas festës së 11 Tetorit, të cilin shumë qytetarë e shfrytëzuan për të udhëtuar”, thotë Jahja Abazi, gazetar.

Disa qytetarë thonë se fundjavën e shfrytëzuan për të vizituar familjarët në Kosovë, ndërsa të tjerë e shohin këtë si një mundësi për t’u larguar nga përditshmëria.

“Po shkojmë ne për qejf te vëllezërit tanë”, tha një qytetar.

“Krejt pa punë jemi u mbytëm duke i shfrytëzuar vikendet”, tha një qytetar tjetër.

Përveç udhëtimeve, fundjava e ka rikthyer edhe debatin për atë nëse këto ditë pushimi duhet të vazhdojnë apo të ulen. Qytetarët kanë mendime të ndryshme për këtë çështje.

“Po duhet të hiqet duhet të hiqet”, u shpreh qytetari.

“Jemi me dy mendje po ose jo, nuk është keq të vazhdohet”, theksoi një qytetar.

Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë se nga e premtja në mesnatë deri orën 14:00 të 10 tetorit, nga vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut kanë dalë gjithsej 86.220 persona. Prej tyre, 52.028 ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa 34.192 shtetas të huaj./Alsat.mk.