MPB-ja suspendon gjashtë policë për përdorim të tepruar të forcës fizike

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së ndërmori masa dhe veprime për ngjarjen që ndodhi më 07.10.2026 lidhur me përdorimin e tepruar të forcës fizike dhe shkaktimin e lëndimeve trupore ndaj personave nga ana e punonjësve të policisë gjatë ushtrimit të autorizimeve policore.
Nga verifikimet e kryera, incizimet e siguruara të ngjarjes dhe deklaratat e siguruara nga personat që kanë qenë dëshmitarë të saj, janë konstatuar një sërë parregullsish në veprimet e punonjësve të policisë, për çka nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së do të inicohet procedurë disiplinore ndaj gjashtë punonjësve të policisë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë dhe do të shqiptohen masa për largimin nga vendi i punës – suspendim.
Sa i përket kallëzimeve lidhur me ngjarjet penale-juridike të paraqitura në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale dhe Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup nga prokuroritë kompetente jepen urdhra për ekspertizë mbi bazën e të cilave po veprohet.
Pas dokumentimit të materialit të tërësishëm të provave, do të parashtrohen parashtresa përkatëse.