Sot shënohen 85 vjet nga Kryengritja Popullore e popullit maqedonas. Në vitin 1941 ndodhi një ngjarje historike me rëndësi të veçantë, që simbolizon qëndresën dhe shënon fillimin zyrtar të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste në Maqedoninë e Vardarit.
11 Tetori përbën një gur themeli në luftën për identitet dhe pavarësi. Ai vazhdon traditat liridashëse të popullit maqedonas, të mishëruara në kryengritjet e Karposhit, Razllovecit, Kresnës dhe Ilindenit, si dhe në përpjekjet për çlirim shoqëror e kombëtar.
Lufta e vendosur e partizanëve të çetës së parë partizane të Prilepit dhe aksionet e tyre, përfshirë sulmin ndaj stacionit policor bullgar e burgut dhe ndërprerjen e linjave elektrike e telefonike, hapën rrugën drejt lirisë.
Të nesërmen, më 12 tetor 1941, nisën aksionet e armatosura edhe në rajonin e Kumanovës. Në vendin e quajtur Menkova Koliba u formua çeta partizane e Karadakut. Së bashku me çetën partizane të Kumanovës, të formuar në vendin UJi i ftohtë (Studena Voda), ajo i intensifikoi veprimet luftarake deri më 17 tetor 1941.
