Dorëhiqet drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Strugë

Dorëhiqet drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Strugë

Strugë – Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Strugë, Edmir Tela, sot ka paraqitur dorëheqjen nga detyra.

Tela gjatë ushtrimit të detyrës ka vlerësuar bashkëpunimin me të punësuarit dhe ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe profesionalizmin e tyre.

Në deklaratën e tij, Tela ka shprehur falënderim të veçantë për ministrin Fatmir Limani, për besimin dhe mundësinë që i ka dhënë për të drejtuar këtë institucion dhe për të kontribuar në shërbim të qytetarëve të Strugës.

Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë të ditura.