Një protestë me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet sot, më 4 tetor në Berlin, para Parlamentit gjerman, në kundërshtim të aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas njoftimit, protesta nis në orën 12:00, te Reichstagsgebäude, në adresën “Platz der Republik 1”.
Protesta nga diaspora është mbajtur dje edhe në Munih të Gjermanisë.
Gjithashtu, sot vazhdon protesta e 19-të në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu” prej orës 19:00.
Protesta “Jo në emrin tim”, me kërkesë edhe miratimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Speciale nga Kuvendi i Kosovës.
