Opozita i cilëson si jo të përshtatshme ndryshimet ligjore për pushimin mjekësor, të cilat sipas autoriteteve kanë për qëllim t’i japin fund keqpërdorimeve. Kreu i LSDM-së Venko Filipçe tha se nuk merren fare parasysh nevojat reale të qytetarëve.
“I tillë ishte rasti me drejtorin e fondit për sigurim shëndetësor, nuk ka ekzituar në sistematizim që një person që merret me edukatë fizike ta drejtojë fondin për sigurim shëndetësor. Puna ë parë, shkurtoje pushimin mjekësor, nga 7 në 5 ditë. Jo rastësisht penjtë nga një ndërhyrje kirurgjikale hiqen në ditën e shtatë, por kujt t’i tregosh.” Deklaroi Venko Filipçe-Kryetar i LSDM-së.
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, thotë se ka hapësirë për t’u diskutuar dhe sqaruar të gjitha dilemat.
“Procedura është në rrjedhë, pra është një procedurë administrative që do vazhdojë, ne jemi të hapur që t’i qartësojmë të gjitha dilemat,të ulemi ti shqyrtojmë gjërat, kuptohet kjo është përgjegjësi e Fondit Shëndetësor,” tha Sasho Klekovski- Ministër i Shëndetësisë
Ndërkohë inspektori i së drejtës së punës Amir Imeri në emisionin Gjurmët në “Alsat” theksoi se keqpërdorimi i pushimeve mjekësore përbën vepër penale, ndërsa parashikohet deri në një vit burg.
“Nëse qytetarët ta kuptojnë se nëse bëhet dhe vërtetohet se përdorimi i pushimit mjekësorë keqpërdoret atëherë ata kanë bërë edhe një vepër penale. Kodi penal neni 168 parasheh që keqpërdorimi i sigurimeve sociale në kuadër të këtij neni dhe sigurimi shëndetësorë paraqet vepër penale dhe është e dënueshme deri në një vit burg.” – Amir Imeri-Inspektor i së drejtës se punës-Gjurmët.
Ndryshimet e paralajmëruara parashikojnë që pushimi mjekësor, pa kontroll shtesë, të mund të zgjasë deri në 5 ditë, në vend të 7 ditëve sa është aktualisht.
