Seanca e sotme për rastin “Llotaria”, në të cilin janë të akuzuar ish-zv.kryeministri Artan Grubi dhe ish-drejtori i “Llotarisë”, Përparim Bajrami, vazhdon sot me paraqitjen e provave nga Prokuroria, përcjell Pa Censurë.
Përveç Grubit dhe Bajramit, në rast janë të akuzuar edhe Metodija Dimevski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski, Aleksandar Dimitrioski dhe Bashkim Avdiu.
Në seancat e mëparshme, të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.
Aktakuza, të cilën e përfaqësojnë prokurorët publikë Daniel Kocev dhe Aleksandar Davçevski, i referohet veprimeve të kryera gjatë viteve 2023 dhe 2024, me të cilat të akuzuarit kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe i kanë shkaktuar dëm “Llotarisë Shtetërore” në shumën prej 9,7 milionë euro, transmeton Pa Censurë.
Gjykimi është në vijim.
