Universiteti i Tetovës e ka shpallur konkursin për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të
studimeve, në afatin e tretë të regjistrimit për vitin akademik 2026/27, në programet studimore ku
kanë mbetur vende të lira.
Afati i tretë i regjistrimit do të zhvillohet më 21 dhe 22 shtator 2026. Sipas Zyrës për Arsim të
Universitetit të Tetovës, pjesa dërrmuese e vendeve të lira, veçanërisht në Fakultetin e Shkencave
Mjekësore, janë plotësuar gjatë afatit të parë dhe të dytë. Megjithatë, Universiteti i Tetovës vazhdon
të ofrojë mundësi për regjistrim në programe të ndryshme studimore, në fusha të tjera, duke krijuar
mundësi për zhvillim të mëtejshëm akademik dhe profesional të studentëve.
Në afatin e tretë janë në dispozicion vende të lira në programe të ndryshme studimore të fakulteteve
të Universitetit të Tetovës, ndërsa kandidatët mund të përzgjedhin programin që përputhet me
zgjedhjen e tyre.
Aplikimi bëhet online përmes platformës apply.unite.edu.mk , ndërsa dokumentet e kërkuara duhet
të dorëzohen në administratën e njësisë përkatëse brenda afatit të përcaktuar.
Pas përfundimit të aplikimit, procedurat e mëtejshme të pranimit dhe regjistrimit do të zhvillohen
sipas kalendarit të përcaktuar në konkursin zyrtar.
Universiteti i Tetovës i fton të gjithë kandidatët e interesuar që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të
bëhen pjesë e komunitetit akademik të UT-së në vitin akademik 2026/27.
