Tikveshi dhe Struga Trim Lum barazuan 2-2 në një ndeshje interesante në Kavadar. Katër gola, raste të bukura, përmbysje. Në fund, secili ekip mori nga një pikë.
Bledi Shkembi, trajneri i Strugës Trim Lum, mendon se ekipi i tij e humbi ritmin drejt fundit të duelit.
„Nuk e nisëm mirë, pësuam gol, por më pas u rikthyem dhe bëmë përmbysje. Ndoshta lodhja bëri të vetën, sepse kishin kaluar pak ditë nga dueli me Sileksin. Në fund e humbëm ritmin dhe pësuam golin për 2-2. Megjithatë, barazimi ndaj Tikveshit në Kavadar nuk është rezultat i keq“, deklaroi trajneri i Strugës Trim Lum, Bledi Shkëmbi.
