Kanë kaluar më shumë se dy vite qeverisje, ndërsa institucionet, hap pas hapi, po çmontojnë të drejtat e shqiptarëve të garantuara me ligj. E VLEN-i? Vrapon t’i rregullojë vetëm pasi kapet në flagrancë nga opinioni. Por poshtërimi nuk ndalet këtu. Edhe kur detyrohen ta vendosin gjuhën shqipe pas presionit publik, e vendosin me gabime, pa respektuar as drejtshkrimin elementar. VLEN-i sot nuk i mbron të drejtat e shqiptarëve, lutet te padroni për të zevendësuar tabelat joligjore po me gabime të mëdha gjuhësore! E populli e thotë: Kush e ha turpin për bukë, s’ngopet kurrë! *Reagim i sekretarit te pergjithshem te BDI-së Arbër Ademi
